Krijohet Bord i Paqes për Gazën, në strukturë anëtarë të profilit të lartë
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar formimin e një “Bordi të Paqes” për Gazën, si pjesë e planit të tij 20-pikësh për t’i dhënë fund konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.
Ndër anëtarët themelues të këtij bordi përfshihen:
- Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio
- Ish-kryeministri britanik Sir Tony Blair
Në bordin ekzekutiv bëjnë pjesë gjithashtu:
- I dërguari i posaçëm për Lindjen e Mesme Steve Witkoff
- Dhëndri i presidentit, Jared Kushner
- Kreu i Bankës Botërore Ajay Banga
- Investitori Marc Rowan
- Këshilltari i sigurisë kombëtare Robert Gabriel
Vetë presidenti Trump do të drejtojë këtë bord dhe pritet të mbikëqyrë përkohësisht menaxhimin dhe rindërtimin e Gazës.
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se secili anëtar do të luajë një rol thelbësor për stabilizimin dhe suksesin afatgjatë të territorit, ndërsa priten emërime të tjera në javët e ardhshme.
Paralelisht, është formuar edhe një Komitet Kombëtar Palestinez për Administrimin e Gazës, i cili do të kujdeset për qeverisjen e përditshme pas përfundimit të luftës. Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara planifikojnë vendosjen e një Force Ndërkombëtare Stabilizimi për garantimin e sigurisë.
Megjithëse plani amerikan i paqes ka hyrë në fazën e dytë, e ardhmja e Gazës dhe e mbi 2 milionë palestinezëve që jetojnë atje mbetet ende e paqartë.
