Aksident Fatal në Durrës: I dyshuari në burg

I mori jetën 18-vjeçares, gjykata lë në burg të riun nga Fieri

Vikena Greku, 18-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur natën e së enjtes pranë Ura e Dajlanit, do të përcillet sot në mesditë për në banesën e fundit, në fshatin Dyshnik të Beratit.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin fatal, Arbër Xhaxhaj nga Fieri, doli sot para gjykatës për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë. Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ai drejtonte automjetin tip BMW X5 me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të dehur, në drejtimin Tiranë-Durrës. Mjeti theu barrierat mbrojtëse dhe përfundoi shumë metra më tutje, në një hapësirë për tregtimin e luleve.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën 18-vjeçarja Greku, ndërsa u dëmtuan lehtë Xhaxhaj dhe dy këmbësorë.

Në gjendje tejet të rëndë psikologjike, Xhaxhaj mbërriti i prangosur në Gjykatën e Durrësit, ku u njoh me masën e sigurisë.

Scroll to Top