Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Palasë. Një mjet fadromë ka goditur një person brenda një kantieri ndërtimi.
I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
