Siria miraton dekretin: Presidenti Ahmed al-Sharaau u jep të drejta kurdëve dhe njeh gjuhën kurde si gjuhë zyrtare.
Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa ka lëshuar një dekret që u jep të drejta kurdëve të Sirisë dhe njeh gjuhën kurde si gjuhë zyrtare.
Dekreti përcakton:
- Gjuha kurde njihet si gjuhë kombëtare.
- Novruzi (Vitin e Ri Kurd) caktohet si festë zyrtare.
- U jepet shtetësi kurdëve, të cilëve kjo iu ishte mohuar pas regjistrimit të diskutueshëm të vitit 1962.
Në dekret theksohet se “Qytetarët kurdë sirianë janë një pjesë thelbësore e popullit sirian dhe identiteti i tyre kulturor dhe gjuhësor është një pjesë integrale e identitetit kombëtar sirian.”
Pakica kurde ka qenë e margjinalizuar dhe e shtypur nga regjimet e mëparshme siriane për dekada. Ata përfituan nga kaosi i luftës civile gjatë viteve 2011-2024 për të pushtuar zona të mëdha të Sirisë veriore dhe verilindore, duke përfshirë fushat e naftës dhe gazit, pasi mposhtën xhihadistët e Shtetit Islamik.
Në mars të vitit 2025, qeveria e re në Damask nënshkroi një marrëveshje me kurdët për integrimin e institucioneve të tyre ushtarake dhe politike në shtetin sirian. Megjithatë, bisedimet për zbatimin e saj duket se kanë arritur në një bllokim.
