BE mblidhet me urgjencë të dielën, pas kërcënimit të Trump për tarifa të reja
Ambasadorët nga 27 vendet e Bashkimit Evropian do të mblidhen të dielën për një takim urgjent. Kjo vjen pas deklaratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili u zotua për një valë rritjeje të tarifave ndaj aleatëve evropianë, derisa Shtetet e Bashkuara të lejohen të blejnë Groenlandën.
Qiproja, e cila mban presidencën gjashtëmujore të rradhës së BE-së, njoftoi vonë të shtunën se kishte thirrur takimin për të dielën. Diplomatët e BE-së thanë se takimi ishte planifikuar të fillonte në orën 17:00 (16:00).
