Spital në Indi “pushtohet” nga minjtë

VIDEO/ Jo vetëm ilaçe dhe serume! Pamje të tmerrshme nga India, spitali “pushtohet” nga minjtë

Pamje të tmerrshme janë shpërndarë në internet nga një spital në Indi. Një ndërtesë që duhet të ishte nga më të pastrat, ku pacientët marrin shërbim mjekësor dhe nuk duhet të ekspozohen ndaj rreziqeve të viruseve apo baktereve që mund të përkeqësojnë gjendjen e tyre shëndetësore, është “pushtuar” nga minjtë.

Ngjarja ka ndodhur në një klinikë pranë kolegjit shtetëror mjekësor në qytetin Gonda. Pas përhapjes së videos në internet, autoritetet kritikuan ashpër menaxhimin e spitalit dhe kërkuan një zgjidhje urgjente. Në repartin e ortopedisë është vendosur helm dhe në spital ka nisur një hetim.

Scroll to Top