Elektricist dënohet 5 vite burg për përdhunim në Australi

Elektricisti dënohet me pesë vite burg për përdhunimin e një 75-vjeçareje në Australi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi, ku një elektricist 45-vjeçar është dënuar me pesë vite burg pasi përdhunoi një 75-vjeçare. Ngjarja ndodhi kur autori shkoi në banesën e të moshuarës për të instaluar panele diellore.

Sipas informacioneve, pasi mori vesh se 75-vjeçarja jetonte vetëm, 45-vjeçari u bë agresiv, e puthi dhe më pas kreu sulmin seksual. Në dëshminë e tij para gjykatës, autori u përpoq të mbrohej duke deklaruar se viktima i kujtonte nënën e tij dhe se nuk ishte në gjendje të mirë shpirtërore për shkak të problemeve familjare.

Gjykata i hodhi poshtë këto shpjegime dhe vendosi dënimin me pesë vite burg për elektricistin. Mediat ndërkombëtare kanë publikuar foton e autorit, ku shihet se ai ka gjithashtu dy fëmijë.

Scroll to Top