Tensione në seancën e parë plenare të Kuvendit për vitin 2026
Seanca e parë plenare e Kuvendit për vitin 2026 ka nisur me tensione. Deputetët e opozitës kanë bllokuar Foltoren, duke penguar vijimin e punës. Ndërsa Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka filluar fjalën e tij, deputetët e opozitës kanë vijuar duke bërë zhurmë. Gjithashtu, deputetë të opozitës kanë vijuar protestën e tyre lidhur me prezencën e Belinda Ballukut në sallë.
Ndërkohë që Sali Berisha ka folur nga foltorja pa mikrofon, në sintoni me të, Gazment Bardhi, duke iu drejtuar Peleshit, theksoi se ai ka shkelur ligjin duke u bërë mburojë e një personi të akuzuar për korrupsion, Belinda Ballukut. “Dorëzojeni Ballukun drejtësisë,” kanë thirrur Berisha dhe Bardhi.
