7 orë seancë për rrogat e gjyqtarëve, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
Pas shtatë orësh, ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese seanca lidhur me kërkesën për rritjen e pagës së gjyqtarëve. Palë kërkuese në këtë proces ishin Unioni dhe Shoqata e Gjyqtarëve.
Gjykata Kushtetuese u tërhoq për dhënien e vendimit, i cili pritet të bëhet publik brenda pak ditësh. Gjatë seancës janë dëgjuar të gjitha palët e përfshira: Unioni dhe Shoqata e Gjyqtarëve, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi.
