Tragjedi në Prrenjas: Një i moshuar humb jetën pas një rënieje nga Ura e Bushtricës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Bushtricës, ku një person i moshuar, rreth moshës 60 vjeç, ka humbur jetën në rrethana tragjike.
Mësohet paraprakisht se viktima ka rënë nga Ura hekurudhore e Bushtricës, duke përfunduar mbi trasenë e rrugës automobilistike. Si pasojë e kësaj rënieje, ai ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e viktimës. Trupi i pajetë i të moshuarit është dërguar për ekspertizë.
Ndërkohë, uniformat blu vijojnë hetimet dhe pritet një njoftim zyrtar nga organet kompetente mbi këtë ngjarje.
