Trump fjalim në Davos: E dua shumë Europën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur
Presidenti i SHBA, Donald Trump u shfaq në Forumin Ekonomik të Davosit me një mesazh të drejtpërdrejtë, vetëlavdërues dhe kritik për Europën. Fjalimi i tij nisi me Amerikën, e cila, sipas tij, “u ringjall ekonomikisht” nën drejtimin e tij, dhe me Europën, e cila “nuk është në drejtimin e duhur”.
“Tregjet kanë shënuar rritje, janë shënuar shifra rekorde dhe kursimet e qytetarëve janë rritur, ndërsa investimet janë dyfishuar, duke thyer rekorde. Asnjë vend nuk e ka arritur këtë sukses ekonomik më parë. Kur vendi drejtohej nga demokratët, ishte një vend i vdekur; tani jemi të suksesshëm. Ekonomia amerikane parashikohet të rritet më tej. Është lajm i mrekullueshëm suksesi i Amerikës. Kur Amerika ka ekonomi të mirë, është lajm i mirë për të gjithë botën. Sot dua të diskutoj sesi e kemi arritur këtë dhe sesi parashikojmë situatën ekonomike. Mund të mësoni edhe ju duke ndjekur hapat që kemi ndjekur ne për përmirësimin e situatës ekonomike. Nuk dua të fyej asnjë vend, e dua shumë Europën. E dua të ketë sukses, por nuk është në drejtimin e duhur. Mënyra e vetme për të rritur ekonominë është të kontrollojmë ekonominë”, tha Trump.
