Aksident fatal në Elbasan, 73-vjeçare humb jetën

Aksident fatal në Elbasan

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në fshatin Rrenas të Belshit. Një 20-vjeçar, i identifikuar si K. I., dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte një 73-vjeçare, Rr. T., e cila ishte duke ecur në këmbë.

E moshuara është transportuar menjëherë në spital, por për shkak të plagëve të rënda të marra, nuk ka mundur t’u mbijetojë dhe ka ndërruar jetë gjatë mjekimit.

Policia bën të ditur se me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e nevojshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Scroll to Top