Erlind Sulo zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Balluku emëron zv.ministër të ri, një ditë para vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Erlind Sulo është emëruar zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky emërim nga Kryeministri Edi Rama vjen një ditë para se Gjykata Kushtetuese të marrë vendimin për kushtetutshmërinë e pezullimit të ministres Belinda Balluku.

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.01.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:

  • Z. Erlind Sulo emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTËR
EDI RAMA

Scroll to Top