Piloti rus i akuzuar pas uljes emergjente: 1.3 milion $ padi

VIDEO/ E pazakontë në Rusi: Piloti shpëton 167 pasagjerë, përballet me padi prej 1.3 milionë dollarësh

Një situasyon aspak e zakonshme është ajo me të cilën po përballet një pilot rus. Në shtator 2023, kapiteni i një avioni Airbus A320, Sergey Belov, kreu një ulje emergjente në një fushë pas një defekti në sistemin hidraulik. Avioni nuk arriti të arrinte në një aeroport alternativ për shkak të konsumit të tepërt të karburantit, por falë veprimit të tij, të gjithë 167 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit mbijetuan.

Në fillim, pilotët u përshëndetën si heronj. Megjithatë, më vonë, ata u pushuan nga puna në heshtje, ndërsa Belov u bë i pandehuri kryesor dhe u përball me një padi prej 1.3 milionë dollarësh.

Mbrojtja e Belov argumenton se vlerësimi i dëmit është kryer me shkelje të rënda dhe se llogaritjet nuk mbështeten nga dokumentacioni i duhur.

Scroll to Top