Çarje në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, kufizime qarkullimi

Skandal: Një tjetër çarje në rrugën Qukës-Qafë Plloçë

Është konstatuar një çarje e re në lotin e dytë të rrugës Qafë Plloçë–Qukës, pranë kthesës së fshatit Trebinjë. Kjo situatë ka sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve.

Raportohet se traseja e rrugës është dëmtuar si në pjesën qendrore ashtu edhe në pjesët anësore. Për këtë arsye, është e nevojshme kufizimi i lëvizjes në këtë segment.

Për arsye sigurie, automjetet mund të qarkullojnë vetëm në një korsi, ndërsa pjesa tjetër e rrugës mbetet e bllokuar.

Burime nga terreni bëjnë të ditur se firma kontraktore po monitoron vazhdimisht situatën. Autoriteti Rrugor Shqiptar është njoftuar dhe pritet të ndërhyjë për të vlerësuar dhe riparuar dëmtimin.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment rrugor.

Scroll to Top