Nesër protestë, Berisha: Gjenerata “Z” po i dridh themelet Beogradit
Ditën para protestës kombëtare para Kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve të ngrihen për të kërkuar të drejtat e tyre.
Ai u shpreh se, ashtu siç ka ndodhur në Beograd dhe në Bangladesh, ku gjenerata “Z” ka përmbysur regjimin, edhe të rinjtë opozitarë duhet të nisin këtë mision për të rikthyer shpresën, besimin, lirinë, të drejtat dhe të ardhmen e tyre.
“Është gjenerata Z që përmbysi regjimin në Bangladesh, në Nepal, Sri Lanka, dhe po u dridh themelet Beogradit. Atje ra një çati në stacionin e trenit të Novi Sad-it, ku humbën jetën 13 qytetarë, por studentët e Beogradit nuk dorëzohen dhe do fitojnë. Lufta kundër diktaturave nuk është një ndeshje futbolli. Ju bëj thirrje të ngriheni në lartësinë e këtij misioni. Sot keni shansin e madh të riktheni edhe një herë shpresën, besimin, lirinë, të drejtat, të ardhmen tuaj dhe të shqiptarëve”, u shpreh Berisha.
