Moti Sot: Reshje, Vranësira dhe Era në Shqipëri

Moti sot: kushte të paqëndrueshme dhe vranësira mesatare

Për ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e mëngjesit me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare. Pas orëve të mesditës, reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit me intensitet kryesisht të ulët.

Në zonat veriperëndimore dhe lokalisht në jugperëndim, pritet reshje shiu me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e Alpeve dhe në verilindje-lindje, në lartësinë mbi 800-900 metër, do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, era do të ketë shpejtësi deri në 16 m/s.

Deti do të jetë me valëzime të forcës 4-5 ballë.

Scroll to Top