Forcat amerikane rrëzuan një dron iranian që i afrohej aeroplanmbajtëses ‘Lincoln’ në Detin Arabik.
Ushtria amerikane ka rrëzuar një dron iranian, i cili dyshohet se po i afrohej aeroplanmbajtëses “Lincoln”. Incidenti ndodhi në Detin Arabik, ndërsa tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në rritje.
Një zyrtar amerikan sqaroi se një avion luftarak amerikan F-35C rrëzoi një dron iranian të tipit Shahed 139, i cili po i afrohej “në mënyrë agresive” aeroplanmbajtëses. Ky lloj droni përshkruhet si një “droni vetëvrasës” që mbart eksplozivë dhe përplaset me objektivin e tij.
Iranianët kanë licencuar prodhimin e dronit Shahed në Rusi, e cila raportohet se përdor mijëra të tillë në Ukrainë.
Gjithashtu, sot u raportua se anije luftarake iraniane i janë afruar një tankeri amerikan të naftës në Ngushticën e Hormuzit dhe i kanë urdhëruar atë të ndalojë.
