Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: Fundi i luftës varet nga…
Po zhvillohet një raund i ri bisedimesh në Abu Dhabi, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftës në Ukrainë. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Rusia ka paraqitur një kusht të ri për t’i dhënë fund konfliktit: njohjen ndërkombëtare të Donbasit si territor rus.
Rusia po kërkon jo vetëm dorëzimin e Donbasit për arritjen e paqes, por edhe njohjen e tij si rus nga “të gjitha vendet” pjesëmarrëse në negociata. Të mërkurën, më 4 shkurt, filloi në Abu Dhabi një raund tjetër bisedimesh trepalëshe mes Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë.
Diskutimet zgjatën rreth pesë orë dhe pritet të vazhdojnë edhe sot.
