Amnisti Penale: Rehabilitim dhe Riintegrim për të Dënuarit

Projektligji për Amnistinë Penale: Mundësi për Rehabilitim dhe Riintegrim të të Dënuarve

380 persona pritet të lirohen menjëherë, ndërsa dënimi do t’u ulët rreth 900 të tjerëve.

Kush Përfiton dhe Kush Përjashtohet

Publikuar më 06.02.2026

Relacioni i Projektligjit për Amnistinë Penale, i miratuar ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave dhe që pritet të depozitohet në Kuvend për miratim përfundimtar, zbardh detaje rreth kësaj iniciative.

Sipas relacionit, qëllimi kryesor i projektligjit është të zbatohet një politikë lehtësuese penale, duke ofruar mundësi personave të dënuar për rehabilitim dhe riintegrim në shoqëri. Gjithashtu, kjo nismë synon të lehtësojë mbipopullimin në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Gjatë hartimit të projektligjit, është pasur parasysh përjashtimi i kategorive të veprave penale që paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore ose të dënuarve që konsiderohen me rrezikshmëri të theksuar. Këto përjashtime përfshijnë vepra penale kundër personit si vrasja, plagosja, dhuna në familje, vepra penale kundër mjedisit, terrorizmi, korrupsioni, e të tjera.

Konkretisht, nga kjo amnisti përfitojnë:

  • Të dënuarit meshkuj, me vendim gjyqësor të formës së prerë, që kanë marrë dënim me burgim deri në 3 vjet, si dhe ata të dënuar me mbi 3 vjet, por me një periudhë të mbetur pa vuajtur deri në 3 vjet.
  • Të dënuarat gra, me vendim gjyqësor të formës së prerë, që kanë marrë dënim me burgim deri në 4 vjet, si dhe ato të dënuara me mbi 4 vjet, me një periudhë të mbetur pa vuajtur deri në 4 vjet.
  • Të dënuarat gra, të cilat, në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, janë të moshës 50 vjeç e lart.
  • Të dënuarit meshkuj, të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, janë të moshës 60 vjeç e lart.
  • Të dënuarit, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë nën moshën 18 vjeç.
Scroll to Top