Fund tragjik! Ish-Mbretëresha e Bukurisë humb jetën në një aksident me makinë
Një ngjarje e rëndë tragjike ka ndodhur në High Wycombe, Angli, ku 21-vjeçarja Elisha Skinner, e kurorëzuar Miss Faversham 2022, humbi jetën pasi makina e saj u rrokullis dhe e përplasi drejt murit të ndërtesës së konviktit të Universitetit të Ri Buckinghamshire. Aksidenti ndodhi ndërsa Elisha po shkarkonte sendet e saj nga automjeti.
Familja e saj bëri të ditur se ajo arriti të telefononte numrin e urgjencës 999, dhe shërbimet emergjente mbërritën brenda pak minutash. Pavarësisht përpjekjeve të personelit mjekësor dhe shoqeve të saj të dhomës, 21-vjeçarja ndërroi jetë në spital më 8 janar.
Funerali i saj, i mbajtur të premten e kaluar, mblodhi mbi 200 pjesëmarrës, miq dhe familjarë. Arkivoli u transportua me kalë dhe karrocë pranë shkollës së saj të vjetër, Abacisë, ndërsa të pranishmit u fuan të vishnin kravata rozë, ngjyra e preferuar e Elishës.
Një hetim për vdekjen e saj është hapur në Gjykatën e Mjekëve Ligjorë në Beaconsfield. Gjatë hetimit u konfirmua se një makinë e parkuar kishte shkaktuar lëvizjen e automjetit të saj drejt ndërtesës së konviktit. Hetimi i plotë pritet të mbahet më 23 qershor.
