Skandali Epstein: Reagojnë William & Catherine, largim i Andrew

Ish-princi Andrew në skandalet e Epstein/ Princi William dhe Princesha Catherine reagojnë për herë të parë: Jemi të shqetësuar!

Publikimi i miliona dokumenteve nga Dosja Epstein ka tronditur opinionin publik për shkak të përfshirjes së figurave të rëndësishme botërore në këto skandale. Një reagim ka ardhur edhe nga Princi dhe Princesha e Uellsit.

Një zëdhënës i Pallatit Kensington deklaroi se ata janë shprehur “thellësisht të shqetësuar” pas zbulimeve rreth Jeffrey Epstein.

Në deklaratën e tyre të parë publike mbi këtë çështje, një zëdhënës mbretëror tha se Princi William dhe Princesha Catherine ishin “të përqendruar te viktimat”, pas informacioneve të reja të përfshira në dokumentet që lidhen me abuzuesin seksual, të cilat u publikuan në SHBA.

Javën e kaluar, ish-princi Andrew Mountbatten-Windsor u largua nga banesa e tij në Windsor para afatit, pas informacioneve të reja rreth lidhjeve të tij me Epstein.

Scroll to Top