Reagimi i fortë i Ramës pas kërkesës së Prokurorisë së Hagës për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Më duhet kohë për të përpunuar këtë ngjarje
Kryeministri Edi Rama ka reaguar fuqishëm pas kërkesës së Prokurorisë së Hagës për të dhënë 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Rama, përmes një postimi në Tëitter, thekson se po përpiqet të kuptojë rrjedhën logjike që ka ndjekur prokuroria për të arritur në kërkesën për dënimin e katër personave. Kryeministri shprehet se, si kurrë më parë, fjalët nuk i dalin për t’u shprehur.
Ai shton se i duhet kohë për të përpunuar këtë kërkesë të Prokurorisë së Hagës.
“Miq nga Prishtina më pyesin pse nuk po shprehem për mikun tim, i cili sot u ngarkua me 45 vjet burg sipas pretencës së prokurorisë së Hagës?! Nuk po shprehem dot, pasi ende po përpiqem të gjej rrjedhën logjike që ka ndjekur prokuroria për të ardhur me kërkesën për dënimin e katër burrave dhe si kurrë më parë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Më falni, më duhet kohë për të përpunuar gjithë këtë ngjarje që nxori sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!”, tha Rama.
