Ish-klubi i mbyll “derën” Serxhio Ramosit: Çështje e mbyllur, nuk është një opsion për ne
Pavarësisht gatishmërisë së Serxhio Ramosit për t’u rikthyer te Sevija, klubi andaluzian aktualisht nuk ka ndërmend ta mirëpresë mbrojtësin spanjoll. Një rikthim i mundshëm është gjithashtu i komplikuar nga kufizimi i pagës. Edhe pse ish-lojtari i Real Madridit ishte i gatshëm të kthehej “falas”, rregulloret e La Ligës marrin parasysh pagën e tij të vitit të fundit te Monterej, një shumë e konsiderueshme që do të ndikonte ende në kufirin e pagave, të cilin klubi e ka tejkaluar ndjeshëm.
Situata u sqarua nga sekretari teknik José Ignacio Navarro para ndeshjes kundër Gironas: “Tani për tani, Serxhio Ramos nuk është realitet. Ai nuk po stërvitet dhe nuk mund të jetë në dispozicion të Almeydas, kështu që nuk ka kuptim ta vlerësojmë atë”, i shpjegoi ai drejtorit sportiv Antonio Cordón.
Navarro më pas shtoi: “Është një çështje e mbyllur!”. Për Ramosin, mundësia e një periudhe të tretë me fanellën bardhekuqe duket e përjashtuar, të paktën për momentin.
Në të njëjtën kohë, megjithatë, procesi i blerjes së klubit, i udhëhequr nga vetë ish-mbrojtësi, vazhdon. Siç raportohet nga AS, operacioni po përparon me kujdes dhe një vendim përfundimtar nuk pritet para qershorit.
