SHBA-të kërkojnë vazhdimin e bisedimeve me Iranin
Uashingtoni insiston në vazhdimin e negociatave me Teheranin për të vlerësuar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mbi programin e tij bërthamor. Presidenti amerikan Donald Trump e bëri të ditur këtë në platformën Truth Social, pas një takimi tre-orësh me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë.
“Sapo përfundova një takim me kryeministrin izraelit Netanyahu dhe përfaqësuesit e tij. Nuk arritëm ndonjë rezultat konkret, përveçse këmbëngula për të vazhduar negociatat me Iranin dhe për të parë nëse mund të arrihej një marrëveshje. Ia bëra të qartë Kryeministrit se nëse mund të arrihej, do të ishte më mirë”, tha ai.
