21-vjeçari akuzohet për terrorizëm dhe planifikimin e sulmit në koncertin e Taylor Swift, duke rrezikuar 20 vite burg
Një shtetas austriak, i arrestuar në vitin 2024, përballet me akuza për terrorizëm nga Prokuroria e Vjenës, pasi dyshohet se ka planifikuar një sulm gjatë koncertit të këngëtares Taylor Swift.
24-vjeçari akuzohet gjithashtu për vepra të tjera penale, duke përfshirë përgatitjen e një sasie të vogël eksplozivi të njohur si aceton triperoksid (TATP) dhe përpjekjen për të blerë armë në mënyrë ilegale.
Ai u arrestua në gusht 2024, muajin kur koncertet e Taylor Swift në Austri u anuluan në minutën e fundit, pasi autoritetet njoftuan se kishin parandaluar një sulm. Vetëm në Austri, në këto koncerte pritej të merrnin pjesë rreth 170,000 njerëz.
Prokurorët dyshojnë se i riu ishte anëtar i Shtetit Islamik. Në rast dënimi, ai rrezikon të përballet me 20 vite burg.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se ai dyshohet të jetë përfshirë edhe në tentativa të tjera sulmesh jashtë vendit, konkretisht në Dubai dhe Stamboll.
