Shtëpia e Bardhë: Përfaqësues nga më shumë se 20 vende do të marrin pjesë në takimin e Këshillit të Paqes
Përfaqësues nga më shumë se 20 vende pritet të marrin pjesë në takimin e parë të Këshillit të Paqes, i cili do të zhvillohet sot në Uashington.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, e bëri të ditur këtë gjatë një konference për shtyp. “E di që ka më shumë se 20 vende. Mendoj se ka shkaktuar interes të madh. Nuk do t’ju lexoj listën e vendeve nga foltorja, por ne do t’i prezantojmë ato,” tha ajo.
Leavitt theksoi se gjatë takimit, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të bëjë të ditur se vendet anëtare të Këshillit të Paqes kanë alokuar 5 miliardë dollarë për ndihmë humanitare dhe rindërtim në Gaza. Gjithashtu, do të njoftohet vendosja e mijëra personelit ushtarak dhe të zbatimit të ligjit për krijimin e një force ndërkombëtare stabilizimi dhe një misioni policor në enklavë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb”, mjafton të klikoni dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
