Miliarderi dhe ish-drejtuesi i “Victoria’s Secret”: Më vodhi shuma të mëdha parash, u tregova naiv dhe u mashtrova
Miliarderi amerikan Lex Wexner, i cili dyshohet se ka luajtur një rol kyç në ndihmën ndaj Jeffrey Epstein për të ndërtuar pasurinë e tij, ka deklaruar se është treguar “naiv” sepse i ka besuar atij.
Në një deklaratë për ligjvënësit amerikanë, ish-drejtori ekzekutiv i markës “Victoria’s Secret” akuzoi Epstein për vjedhjen e “shumave të mëdha” parash nga familja e tij kur ai punonte si këshilltar financiar.
Wexner, i cili po dëshmonte para një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve si pjesë e hetimit për rastin Epstein, ka mohuar çdo shkelje. Megjithatë, Wexner u përshkrua si një bashkëpunëtor i Epstein, pas një dokumenti të FBI-së të vitit 2019, edhe pse nuk u ngritën kurrë akuza kundër tij.
Ligjvënësit akuzuan miliarderin se kishte dijeni për krimet e Epstein, por nuk kishte marrë masa për t’i ndaluar ato.
