Topalli: Korrupsioni, armiku më i madh i Shqipërisë
Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka deklaruar se korrupsioni mbetet sfida kryesore për vendin. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, në lidhje me projektligjin për Shërbimin e Jashtëm, Topalli u shpreh se korrupsioni është pengesa më e madhe në rrugën drejt integrimit europian.
Sipas saj, korrupsioni nuk është thjesht vjedhje, por përbën minim të shtetit dhe institucioneve të tij.
“Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni. Shqipëria do të ishte krejt tjetër në procesin e integrimit nëse në vitin 2013 Rama nuk do të refuzonte miratimin e tre ligjeve që kërkonte BE,” u shpreh Topalli.
