Iu gjetën 3 armë zjarri dhe municione luftarake, arrestohet 33-vjeçari në Përmet
Policia ka arrestuar ditën e sotme një 33-vjeçar në Përmet. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi iu gjetën në banesë 3 armë zjarri dhe municione luftarake. Ai i mbante këto sende të kundërligjshme me qëllim shitjen.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën:
- 3 armë zjarri (1 kallashnikov dhe 2 pushkë)
- 300 fara kanabisi
- sasi kanabisi e dyshuar për shitje
- 4 krehra dhe fishekë luftarakë
Policia ka njoftuar se operacioni i koduar “Historiku” është finalizuar me sukses. Ai ka sjellë sekuestrimin e këtyre armëve, farave të kanabisit, sasive të drogës dhe municioneve luftarake. Shtetasi i arrestuar, i cili rezulton të ketë precedentë penalë në fushën e narkotikëve, u kap në flagrancë.
Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas me precedent penal ishte përfshirë në veprimtari kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë, finalizuan operacionin “Historiku”.
Gjatë këtij operacioni, u arrestua shtetasi K. K., 33 vjeç, banues në Përmet, i cili ka precedent penal për narkotikë.
Armët e zjarrit të sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për t’iu nënshtruar ekspertizës, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.
