Interi humbet 65 milionë euro pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Bodo i bën dëm Interit edhe në financa, humbja kushton 65 milionë euro

Interi ka dalë nga Liga e Kampionëve me kokën ulur dhe me arkat e boshatisura, një situatë që do të ndikojë ndjeshëm në mundësitë e klubit zikaltër për të bërë blerje të rëndësishme në merkaton e verës.

Dy humbjet përballë Bodo/Glimt kanë bërë që Interi të ndalojë rrugëtimin në turneun që sjell përfitimet më të mëdha ekonomike dhe tani klubi do të vuajë financiarisht nga ky dështim sportiv.

Vitin e kaluar, Interi përfitoi mbi 136 milionë euro vetëm nga gratifikimet e UEFA-s, ndërsa këtë vit shifra do të ndalet në 71 milionë euro. Kjo diferencë e ndjeshme nuk përfshin të ardhurat shtesë që klubi mund të përfitonte nga shitja e biletave dhe marketingut për ndeshjet e ardhshme.

Këto fonde do të shërbenin për të mbuluar një pjesë të borxheve të trashëguara nga pronarët e rinj, si dhe për të financuar përforcimet e nevojshme në ekip, pasi është e qartë se skuadra aktualisht nuk është në nivelin e duhur për të qenë konkurruese në arenën evropiane.

Një “gropë” financiare që titulli kampion në Serie A dhe Kupën e Italisë nuk mund ta kompensojnë.

Scroll to Top