Kryemadhi nga GJKKO: Meta donte Klosin, unë Veliajn. Do shqyrtohen mesazhet me Ramën
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e GJKKO, ku ishte paraqitur për seancën paraprake. E pranishme para mediave, Kryemadhi ka përsëritur mohimin e saj për akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme.
Ajo ka deklaruar se mbrojtja ka kërkuar thirrjen e dëshmitarëve të tjerë, duke kundërshtuar pretendimet për ndikim të paligjshëm në miratimin e ligjeve të caktuara, për të cilat SPAK e akuzon.
Kryemadhi ka shtuar se është “shumë e lumtur” që ekspertiza e prokurorisë do të shqyrtojë mesazhet e saj me Edi Ramën nga viti 2014.
“Do i shohim të gjitha, si e kemi zgjedhur Erion Veliajn kryetar bashkie. Ja kemi futur Ilir Metës se donte Blendi Klosin, unë desha Erion Veliajn,” – ka thënë ajo.
