Arrestohet 38-vjeçari në Golem për thyerje arresti

Theu arrestin në shtëpi, arrestohet 38-vjeçari në Golem

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për rastin e ndodhur në Golem, Kavajë, të finalizuar nga veprimet e para hetimore, të kryera nga oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Durrësit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. B., 38 vjeç, banues në Golem, dhe A. Sh., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, me qëllim për të shmangur arrestimin e shtetasit A. B., i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Scroll to Top