Rakitiç sjell fat Barcelonës, Real Madridi në vështirësi

VIDEO/ Tërmet në rrjet, ja gjesti i Ivan Rakitiç pasi i solli fat Barcelonës dhe “dënoi” Real Madridin në Champions

Ivan Rakitiç padyshim i solli fat ish-skuadrës së tij Barcelonës në Champions League. Kroati, i cili fitoi 13 trofe me katalanasit, ishte i ftuar ditën e sotme në shortin që u hodh në Nion të Zvicrës.

Në momentin që ish-mesfushori zgjodhi goglën ku ishte emri i Barcelonës dhe pasi kuptoi që nuk do të përballej me PSG-në, por me Njukasëllin, menjëherë u shfaq një buzëqeshje në fytyrën e tij.

Ai u shpreh i lumtur për shortin e lehtë të “blaugranave” dhe njëkohësisht i kënaqur me shortin e vështirë të Real Madridit.

Scroll to Top