Rama dhe Koçiu në Vilën 30 pas mbledhjes

Pas mbledhjes së qeverisë, Rama i është drejtuar Vilës 30, ku i është bashkuar edhe Albana Koçiu.

Kryeministri Edi Rama është parë duke u drejtuar drejt Vilës 30 në Tiranë, ku ka kaluar disa orë pas mbledhjes së mbajtur me kabinetin qeveritar paraditen e sotme. Sipas informacioneve të para, kreu i qeverisë ka dhënë një intervistë për mediat e huaja dhe ka qëndruar aty deri rreth orës 13:00.

Nga pamjet e siguruara, rezulton se në Vilën 30 ka shkuar edhe Albana Koçiu, e cila është propozuar për zëvendëskryeministre nga Rama pas shkarkimit të Belinda Ballukut.

Scroll to Top