Bufon: Arritje sensacionale nga Atalanta. Çfarë ndodh me futbollin tonë?
Xhianluixhi Bufon, kreu i delegacionit italian, në një intervistë për Sky Sport, foli në lidhje me garat europiane.
“Niveli i futbollit italian nuk duhet parë vetëm në bazë të numrit të lojtarëve italianë. Ka skuadra që nuk kanë asnjë futbollist italian në përbërjen e tyre, por megjithatë përfaqësojnë një qytet italian. Nuk po flasim këtu për vlera individuale, por ndoshta për vlerën e kombëtares apo identitetin tonë kombëtar.”
Më pas, Bufon analizoi rezultatet dhe performancat:
“E pashë Atalantën të zhvillojë një ndeshje sensacionale. Edhe Juventusi bëri një performancë të mirë, ndërsa për fat të keq Interi nuk arriti të bënte të njëjtën gjë. Mendoj se në fund të fundit, futbolli italian, me Fiorentinën që mori një risk të madh por ia doli të përparonte, ka dhënë rezultatet që prisnim dhe shpresonim.”
