VIDEO/ Sulmi ndaj Iranit, shihni imazhet live nga Teherani dhe Tel Avivi. Shënjestër ishte zyra e Liderit Suprem, Ali Khamenei
Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer një sulm gjatë ditës së shtunë, më 28 shkurt, në kryeqytetin iranian, Teheran. Pamjet tregojnë re tymi që ngriheshin nga qendra e qytetit.
Sulmi i parë i dukshëm ka goditur zonën pranë zyrave të udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei. Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar në një video të postuar në faqen e tij se Shtetet e Bashkuara kishin nisur një fushatë ushtarake në Iran.
Nga ana e tij, Izraeli ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin dhe ka aktivizuar sirenat e alarmit për qytetarët. Pamjet nga Teherani tregojnë efektet e sulmit dhe reagimin e emergjencës.
