Trump nis takimin me Merz: Situata në Iran është e rëndë
Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ku diskutimi kryesor ishte për konfliktin në Iran. Trump shprehu mirënjohje për mbështetjen e Merz.
Lidhur me situatën në Iran, ai u shpreh: “Ata nuk kanë marinë, nuk kanë forcë ajrore, nuk kanë zbulim ajror dhe gjithçka atje është shkatërruar.”
“Ne po ecim përpara shumë mirë, kemi një ushtri të shkëlqyer dhe po kryejmë një punë fantastike,” shtoi ai.
