Sulm ndaj fregatës iraniane në Sri Lanka: 101 të zhdukur

Alarm në bregdetin e Sri Lankës: Nëndetëse godet fregatën iraniane, të paktën 101 të zhdukur

Një nëndetëse ka sulmuar një anije luftarake iraniane në brigjet e Sri Lankës, duke lënë të paktën 101 persona të zhdukur dhe 78 të plagosur, sipas burimeve të marinës dhe të ministrisë së Mbrojtjes, raporton Reuters të mërkurën.

Të dhënat paraprake tregojnë se të paktën 101 persona janë të zhdukur dhe 78 të plagosur nga ky sulm ndaj fregatës IRIS Dena. Më herët, autoritetet lokale kishin njoftuar për shpëtimin e 32 marinarëve të “plagosur rëndë” nga bordi i fregatës iraniane, e cila ndodhej rreth 40 kilometra në jug të ishullit. Ministri i Mbrojtjes kishte theksuar se anija ishte fundosur.

Fregata, me 180 anëtarë të ekuipazhit, kishte dërguar një sinjal rreziku në agim.

Scroll to Top