SHBA fiton kundër Iranit: Operacioni Epic Fury, sukses historik

“Regjimi iranian është i mbaruar”, Hegseth: Operacioni i SHBA është një sukses, sapo kemi filluar!

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi të mërkurën se regjimi iranian “është i mbaruar dhe e di këtë”, ndërsa luftimet në rajon vazhdojnë për të pestën ditë radhazi.

Hegseth vlerësoi rezultatet e Operacionit Epic Fury gjatë ditës së kaluar si “të pabesueshme, me të vërtetë historike”, duke shtuar se “Amerika po fiton”.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së theksoi se ky operacion “nuk kishte për qëllim të ishte një luftë e drejtë dhe nuk është një luftë e drejtë”, duke sqaruar se SHBA-të po godasin Iranin “ndërsa vendi është në gjendje të vështirë”.

“Po vijnë valë gjithnjë e më të mëdha, ne sapo kemi filluar”, shtoi ai.

Duke folur në një konferencë për shtyp të Pentagonit në Uashington, Hegseth njoftoi gjithashtu se një torpedo nga një nëndetëse amerikane fundosi një anije luftarake iraniane.

Ai bëri me dije se sulmi i së martës në mbrëmje ndaj një anijeje luftarake iraniane ishte sulmi i parë i këtij lloji ndaj një armiku që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Një nëndetëse amerikane fundosi një anije luftarake iraniane që mendonte se ishte e sigurt në ujërat ndërkombëtare”, tha Hegseth. “Në vend të kësaj, ajo u shkatërrua nga një silur.”

Scroll to Top