Trump për operacionin kundër Iranit: 10 nga 10… në fakt meriton edhe 15
Donald Trump e përshkroi Iranin si një vend jashtë kontrollit, duke shtuar me ironi se kushdo që dëshiron të bëhet lider në atë vend… përfundimisht vdes.
Presidenti amerikan theksoi gjithashtu se “kur njerëz të çmendur kanë armë bërthamore, ndodhin gjëra të këqija”. Ai e justifikoi sulmin ndaj Iranit duke thënë se “ata do të kishin përdorur armë bërthamore kundër nesh nëse do t’ua kishim lejuar”, duke nënkuptuar se iranianët do të sulmonin Izraelin.
Ai foli për udhëheqjen iraniane duke thënë se ajo po “zhduket me shpejtësi” dhe se “kushdo që duket se dëshiron të jetë lider përfundon i vdekur”.
Trump madje ishte mjaft… i moderuar në lidhje me suksesin e sulmit ndaj Iranit. Kur u pyet: “Në një shkallë nga 1 deri në 10, ku do ta vlerësonit?”, ai u përgjigj: “rreth 15”.
