Raketa Iraniane Kërcënojnë Ballkanin dhe Evropën

Izraeli publikoi hartën e rrezes së raketave iraniane; pretendohet se ato mund të arrijnë deri në Ballkan

Zyrtarë izraelitë kanë publikuar një hartë ku tregohet rrezja e veprimit të raketave iraniane, duke pretenduar se ato mund të arrijnë deri në Evropë, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.

Rreziku i një lufte në Lindjen e Mesme ka marrë një kthesë shqetësuese. Ngjarjet, që filluan si sulme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit kundër Iranit, janë shndërruar në një nga krizat gjeopolitike më serioze të dekadave të fundit, me pasoja që tejkalojnë kufijtë e rajonit.

Zyrtarë izraelitë dhe perëndimorë deklaruan se raketat balistike iraniane kanë kapacitetin për të arritur shënjestra jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe thellë në Evropë.

Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit paralajmëroi se aftësitë raketore të Iranit “shtrihen përtej Lindjes së Mesme”, duke e përshkruar regjimin në Teheran si një kërcënim në rritje për paqen botërore.

Një grafik, publikuar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Mbrojtje, shfaq një hartë me rreze të ndryshme goditjeje, që variojnë nga rreth 300 deri në 2500 kilometra. Kjo distancë vendos një pjesë të konsiderueshme të Evropës Juglindore brenda potencialit të kërcënimit.

Më të rrezikshmet konsiderohen raketat balistike me rreze mesatare dhe të gjata, si “Shahab-3” dhe “Ghadr-110”, të cilat sipas vlerësimeve mund të arrijnë deri në rreth 2000 kilometra.

Sipas hartës, brenda kësaj rrezja rreziku përfshihen kryeqytete si Athina, Sofia dhe Bukureshti, si dhe qytete të tjera të Ballkanit Perëndimor. Në rrezen më të gjerë teorike, mund të përfshihen edhe kryeqytete si Budapesti, Vjena, Varshava dhe Bratislava, nëse konsiderohet distanca maksimale.

Megjithatë, analistë të pavarur paralajmërojnë se këto raketa me rreze të ndryshme janë thjesht teorike dhe nuk do të thonë domosdoshmërisht se ato do të godasin automatikisht këto destinacione. Kjo pasi aftësia operative varet edhe nga faktorë të tillë si saktësia, pengesat e kontrollit ajror dhe kushtet taktike.

Iran’s ballistic capability spans beyond the Middle East. The Iranian Ayatollah regime is threatening world peace. — Israel Foreign Ministry (@IsraelMFA)

Scroll to Top