Berisha thirrje për protestë kundër Ramës më 12 Mars

Berisha: Më 12 mars mblidhemi para Kuvendit për të rrëzuar diktaturën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e datës 12 mars para Kuvendit.

Ai theksoi se qëllimi kryesor i protestës do të jetë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Lidhur me orën e zhvillimit të protestës, Berisha sqaroi se kjo do të vendoset nga strukturat drejtuese të partisë.

“Të mblidhemi më 12 mars për dorëheqjen e Edi Ramës. Çdo protestë do të ketë këtë objektiv. Ftoj shqiptarët të vijojnë betejën tonë për largimin e tij, sepse është stina e përmbysjes së diktaturave dhe diktatorëve, por këtu në Shqipëri do ta kryejmë vetë”, u shpreh Berisha.

Scroll to Top