Macron: France dërgon automjete të blinduara në Liban për paqe

Macron: Do të dërgojmë automjete të blinduara në Liban, nuk mund ta lëmë vendin të përfshihet sërish në luftë!

Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e gjashtë, ndërsa sulmet janë përshkallëzuar.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se Franca do të dërgojë automjete të blinduara në Liban, me qëllim parandalimin e përfshirjes së vendit në luftë.

“Për Libanin, ne duhet të veprojmë. Duhet bërë gjithçka për të parandaluar që ky vend, i cili ka një marrëdhënie të ngushtë me Francën, të rikthehet në luftë,” theksoi Macron.

Ai shtoi se Franca do të intensifikojë bashkëpunimin me Forcat e Armatosura Libaneze, të cilave do t’u furnizojë automjete të blinduara transporti, si dhe do t’u ofrojë mbështetje operacionale dhe logjistike.

Macron u bëri thirrje kryeministrit izraelit që të mos zgjerojë luftën në Liban, si dhe udhëheqësve iranianë që të mos e përfshijnë vendin e tyre në një konflikt që nuk u përket.

Scroll to Top