Dosja Partizani: GJKKO vazhdon seancën me të pandehurit

Dosja “Partizani”/ Sot seanca e radhës në GJKKO, të pandehurit mbërrijnë në gjykatë

Sot mbahet seanca e radhës për dosjen “Partizani”, pasi ajo u shty në datën 23 shkurt, pas përfundimit të parashtrimeve hyrëse nga të gjithë të pandehurit. SPAK kishte kërkuar më shumë kohë për t’u shprehur mbi provat dhe dëshmitarët e kërkuar nga hetimi, duke shtuar kështu afatin për vijimin e shqyrtimit gjyqësor.

Duke hyrë në ambientet e GJKKO janë parë Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe Xhimi Begeja, një prej pronarëve të truallit. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi pretendohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij.

Scroll to Top