Trump: Nuk më intereson forma e qeverisjes në Iran, për sa kohë që udhëheqja është miqësore me SHBA-në
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se forma e regjimit politik në Iran nuk është prioriteti kryesor për Shtetet e Bashkuara, mjafton që vendi të ketë një udhëheqje miqësore ndaj interesave amerikane.
Kjo deklaratë u bë në një periudhë të tensionuar në Lindjen e Mesme, pas përshkallëzimit të konfliktit midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Trump theksoi se për SHBA-në nuk është thelbësore që Irani të bëhet një demokraci, nëse udhëheqja e ardhshme e vendit është e gatshme të bashkëpunojë me Perëndimin dhe të heqë dorë nga konfliktet.
Këto deklarata vijnë në kontekstin e situatës së krijuar pas vdekjes së liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili humbi jetën si pasojë e një sulmi të përbashkët të SHBA-së dhe Izraelit gjatë përshkallëzimit të tensioneve në rajon. Vdekja e tij ka shkaktuar një krizë të thellë politike dhe një luftë për pushtet brenda Iranit, pasi vendi po përgatitet të zgjedhë një lider të ri suprem.
Trump gjithashtu ka shprehur mendimin se SHBA duhet të ketë një rol në procesin e zgjedhjes së udhëheqjes së re në Iran, me qëllim parandalimin e ndjekjes së së njëjtës politikë armiqësore ndaj Perëndimit nga një lider i ri.
