Izraeli: Mbi 80 avionë luftarakë u përfshinë në sulme në Teheran dhe Iranin qendror
Ushtria izraelite njoftoi se më shumë se 80 avionë luftarakë kanë përfunduar një valë të re sulmesh ajrore kundër objektivave ushtarake në Teheran dhe në zona të tjera të Iranit qendror.
Në një deklaratë zyrtare, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se operacioni kishte në shënjestër infrastrukturë ushtarake, përfshirë edhe objekte të tjera që, sipas tyre, i përkasin regjimit iranian.
“Mbi 80 avionë luftarakë të Forcave Ajrore Izraelite kanë përfunduar një valë të mëtejshme sulmesh kundër infrastrukturës që i përket regjimit iranian”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.
Sipas IDF-së, sulmet janë kryer ndaj disa objektivave strategjikë në kryeqytetin Teheran dhe në rajone të tjera të Iranit qendror, si pjesë e operacioneve të vazhdueshme ushtarake.
