Rama inspekton aksin Prrenjas-Librazhd pas bllokimit

Rama inspekton aksin Prrenjas-Librazhd pas bllokimit 11-ditor: Ishte fatkeqësi natyrore! Aludimet se rruga u shemb nga punimet, manipulim i madh

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të shtunë aksin rrugor Librazhd-Përrenjas. Ky aks u mbyll për disa ditë për shkak të dëmtimeve dhe rrëshqitjeve, ndërsa aktualisht qarkullimi po zhvillohet nëpërmjet një devijimi provizor.

Gjatë inspektimit, kreu i qeverisë theksoi se rrëshqitjet ishin natyrore dhe jo të shkaktuara nga dora e njeriut, siç është aluduar sipas tij.

“E gjithë tollovia e madhe se rruga u shemb nga punimet është një manipulim i madh dhe perversitet, pasi jemi në aksin e ri, i cili nuk është i ndërtuar ende këtu. Ndërkohë që puna vazhdon këtej, ajo atje është një rrëshqitje e shkaktuar nga faktori gjeologjik për shkak të mbingarkesës së shirave,” tha Rama.

“Këtu jemi në një nga kantieret më strategjik të vendit, një nga veprat më të rëndësishme të programit tonë. E gjithë pjesa e ndërtuar tashmë është spektakolare në çdo aspekt, mbrojtja lumore është e standarteve të larta. Në një proces pune ndodhin këto të papritura. Në këtë rast është natyrore, një fatkeqësi që ndodh. Kërkojmë ndjesë për njerëzit që u mbytën me baltë e llum nga të gjitha drejtimet,” shtoi ai.

Scroll to Top