Dronë sulmues nga Libani drejt Qipros

Qipro: Dronët sulmues u ngritën nga Libani

Ministri i Jashtëm i Qipros, Konstantinos Kompos, ka bërë të ditur se dronët me eksploziv, të cilët kohët e fundit u drejtuan drejt bazave ushtarake britanike në ishull, janë nisur nga Libani.

“Në këtë moment, është fakt që duhet të shikojmë drejt frontit libanez. Nuk mund të përjashtojmë asgjë nga drejtimi më i gjerë i rajoneve verilindore. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm… duhet të sigurohemi që sistemet në vend mbulojnë të gjitha mundësitë e kërcënimit”, tha ministri për Guardian, duke konfirmuar për herë të parë origjinën e dronëve.

Zyrtarët qipriotë theksojnë në çdo rast se bazat britanike dhe jo Republika e Qipros, ishin shënjestra pas nisjes së sulmit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Iranit.

Ky zbulim erdhi ndërsa një kontingjent ushtarak dhe mjete të mbrojtjes ajrore evropiane janë dërguar drejt shtetit anëtar të BE-së, duke formuar një kordon sigurie të paparë.

Scroll to Top