Moti Shqipëri: E Diel me Vranësira dhe Reshje

Kjo e Diel, me mot të paqëndrueshëm

Ditën e Diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe me alternime të kthjellimeve, ku këto të fundit do të jenë më të theksuara në zonën e veriut.

Reshjet e shiut, të herëpashershme dhe me intensitet të ulët, do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në zonën e jugut dhe qendër. Në zonën e jugut, prej orëve të mesditës, priten reshje në formën e shtrëngatave në periudha afatshkurtra. Në zonën e veriut, parashikohen reshje të izoluara shiu në formë pikash dhe në relievet e larta malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Scroll to Top